Komuna e Skenderajt përfituese e 20- shtëpive të cilat do të ndahen për familjet nevojtare

13.04.2018 13:57:09
Kryetari, z. Bekim Jashari, mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ku ishte i pranishëm zv/ministri, z. Milazim Gashi.
Në këtë takim u diskutua për çështjen e kthimit dhe funksionimit të organeve komunale përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve.
Po ashtu gjatë këtij takimi u shpalos programi nga ministria për komunitete dhe kthim për ndarjen e e disa shtëpive për familjet nevojtare në Komunat e Kosovës./fokusi.org/
Komuna e Skenderajt ka përfituar 20- shtëpi të cilat do të ndahen për familjet nevojtare në Komunën e Skenderajt.
Në fund, Kryetari Jashari, e falënderoi përzemërsisht zv/ministrin Gashi për këtë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët./fokusi.org/