Komuna e Vushtrrisë: Shlyeni obligimet e tatimit në pronë, ndryshe nga 1 korriku llogaritet ndëshkimi dhe kamata

15.06.2017 16:50:13
Qytetarë të Komunës së Vushtrrisë që deri më tani nuk i keni kryer obligimet e borxhit ndaj tatimit në pronë.  Zyra e Tatimit në pronë, u ka bërë thirrje qytetarëve të Vushtrrisë që  ti kryen ato para datës 30 qershor, për këstin e parë të faturave të këtij viti.
“Ndryshe, ashtu siç është paraparë me ligj , pas datës 30 qershor do të llogaritet ndëshkimi prej 10 përqind dhe kamata prej 1 përqind për borxhet e më hershme”, thotë Komuna në një njoftim për qytetarët e sajë.

Komuna thotë se është në interes e qytetarëve, por edhe të Komunës që obligimet e tatimit në pronë të kryhen para kësaj date.