Koncerti i artistëve shqiptarë në nder të shenjtërimit të Nënës Tereze

04.09.2016 10:38:14

Në Bazilikën Papale të Shën Palit, në Vatikan ka nisur koncerti i madh në prag të shenjtërimit të Nënë Terezës, që do të ndodhë ditën e nesërme, në orën 10:00.

Artisë të njohur nga Shqipëria, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora etj., do të performojnë në këtë koncert.

Përfaqësuesit më të lartë të politikës në Shqipëri dhe Kosovë, janë të pranishëm në këtë koncert si kryeministri Edi Rama, Presidenti Bujar Nishani, ish-kryeministri Sali Berisha etj.

Lorik Cana dhe Rita Ora, të cilët prezantuan nisjen e koncertit të madh, në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe italisht ftuan të gjithë të pranishmit të shijonin atë që e cilësuan një shtegtim muzikor për të përkujtuar Nënë Terezën dhe fjalët e saj se “vetëm dashuria mund ta shpëtojë botën”.