Konferencë kombëtare për personat me nevoja të veçanta në Maqedoni

05.05.2017 13:42:24

Përmirësimi i kushteve për qasje të personave me nevoja të veçanta në punësim dhe vetëpunësim, përfshirë kriteret për zgjedhjet dhe kushtet për punësim; mundësimi i anëtarësimit dhe përfshirjes në organizatat e punës dhe punëdhënësve; ndërtimi i kapaciteteve dhe rrjetizimin me veprimtarë të ndryshëm joshtetëror siç janë OJQ-të dhe sektori i afarizmit, janë disa nga punët që duhet të përmirësohen për personat me nevoja të veçanta.

Sipas AIM-së, kjo u konstatua në konferencën kombëtare ”Përmirësimi i mekanizmave për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi të personave me nevoja të veçanta në Maqedoni”.

Të dhënat që i posedojnë organizatorët, Pedra Plus dhe Shoqata e studentëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta, më 2015, vetëm 49 persona të kësaj kategorie kanë kryer shkollimin e lartë, pesë kanë marrë gradën e magjistrit, por asnjë nuk ka përfunduar doktoraturë.