Konfirmohet pezullimi i programeve amerikane të ndihmës për Kosovën

13.03.2020 20:23:31

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC) ka lëshuar një deklaratë permes së cilës konfirmon pezullimin e programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë. “Pozicioni i Shteteve të Bashkuara lidhur me tarifat e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike. Derisa të zgjidhet çështja e tarifave të Kosovës, MCC do të pezullojë programet e saja në Kosovë”, thuhet në njoftim. Më tutje në njoftim thuhet se “vendimi për të vazhduar me programet varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës”. Organizata shpeson që Qeveria e Kosovës ta zgjidhë së shpejti çështjen e tarifave në mënyrë që të vazhdojë programet e saj në Kosovë. Radio Evropa e Lirë më 11 mars ka raportuar se një nga programet e pezulluara nga MCC-ja është ai në vlerë prej rreth 50 milionë dollarë amerikan. Ky program tanimë i pezulluar ishte fokusuar në reformat e dy fushave më kritike të identifikuara si pengesa për zhvillim në Kosovë, siç janë: mungesa e qëndrueshmërisë së energjisë elektrike si dhe dobësitë