Konfirmohet rasti i parë në SHBA i përhapjes së coronavirusit nga njeriu në njeri

30.01.2020 19:33:22

Rasti i parë i përhapjes së coronavirusit nga një person te tjetri është konfirmuar në SHBA, pasi një burrë në Çikago u infektua pasi gruaja e tij udhëtoi për në Kinë. 

Gruaja, e cila është në të 60-at, u bë personi i dytë në SHBA që u diagnostikua me coronavirus javën e kaluar pasi ajo u kthye nga një udhëtim nga Wuhan në Kinë.

Burri i saj tani ka testuar pozitiv me coronavirusin, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Është rasti i parë i përhapjes së virusit nga personi në person.

Gruaja, e cila nuk është identifikuar, mbetet në izolim në Qendrën Mjekësore St. Alexius në periferinë e Çikagos.

Ajo u kthye nga Wuhan, që është epiqendra e shpërthimit të sëmundjes vdekjeprurëse, më 13 janar.