Konfirmohet takimi ndërmjet Thaçit dhe Merkelit

04.05.2018 22:45:31
Takimi i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë njoftimin zyrtar nga Berlini.

Të premten, zyra e Merkelit ka njoftuar se ajo pret Thaçin më 9 maj në ora 17 e 30 pasdite.

Ndërsa po në këtë njoftim të Qeverisë gjermane, thuhet se top temat e bisedimit mes gjermanes dhe kosovarit janë marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani si dhe diskutimi i çështjeve kyçe rajonale.

Takimi Merkel-Thaçi, vie në kohën kur Gjermania enkas po kërkon që Kosova dhe Serbia të nënshkrujnë marrëveshje ligjërisht obligative, kjo si përfundim i armiqësisë mes tyre.

Pos kësaj, biseda ka edhe një simbolikë pasi do të mbahet të mërkurën e 9 majit kur festohet Dita e Evropës.