Konfirmohet vdekja e parë nga coronavirusi në Evropë

15.02.2020 12:23:30

Një turist kinez ka vdekur në Francë, pasi kontraktoi coronavirusin – fataliteti i parë nga kjo sëmundja jashtë Azisë.

BBC raporton se viktima ishte një burrë 80-vjeçar nga provinca Hubei e Kinës, njoftoi Ministrja e  Shëndetësisë në Francë, Agnes Buzyn.

“Ai arriti në Francë më 16 janar dhe është vendosur në karantinën e një spitali në Paris, dhjetë ditë më vonë”, ka thënë ministrja Buzyn.

Deri më tani, janë raportuar vetëm tri vdekje jashtë Kinës, të cilat kanë ndodhur në Filipine, Hong Kong dhe Japoni.

Kjo sëmundje, ua ka marrë jetën mbi 1,527 personave, prej të cilëve shumica janë nga Hubei, ku edhe shpërtheu virusi.

Autoritetet shëndetësore, kanë bërë të ditur se janë 2,641 persona më shumë, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 67,185.

Franca ka bërë të ditur, se ka 11 të sëmurë me coronavirus, prej të cilëve gjashtë mbeten në spital.

Mësohet se edhe e bija e viktimës është e infektuar, por gjendja e saj është nën kontroll.

Jashtë Kinës, janë gjetur edhe 500 të sëmurë të tjerë me coronavirus, të shpërndarë në 24 shtete të ndryshme