Konfirmohet vdekja e regjisores Kraja, Qendra Kinematografike shpreh ngushëllime

13.11.2019 14:16:22

 

Ka ndërruar jetë regjisorja Arzana Kraja.

 

Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, lajmin e ka konfirmuar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, QKK u shpreh ngushëllime familijes së Arazana Krajës.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në atë postim.

Për ndryshe, lajmin se është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë femërore e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës .

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e policisë.