Konfiskohet kafshë në vlerë 3 mijë euro, transportoheshin ilegalisht

03.03.2017 11:32:15

Policia e Kosovës ka konfiskuar disa gjedhe në vlerë 3000 euro të cilat po transportoheshin ilegalisht  nga një i dyshuar mashkull shtetas i Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë një kontrolli në rrugën “Adem Jashari”, Gjilan më 01,02.2017 njësiti policor pasi ka ndaluar automjetin VW Kamionet që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar, ku gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari ishte duke transportuar gjedhe pa dokumentacion përkatës në vlerë prej rreth 3000 €.

Automjeti së bashku me gjedhet janë konfiskuar nga inspektorët e AVUK-ut. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.