Konfiskohet shtëpia e lindjes së Adolf Hitlerit

15.12.2016 14:36:04

Shteti do të konfiskojë shtëpinë ku ka lindur diktatori nazist Adolf Hitler, vendosi parlamenti i Austrisë, por nuk bëhet i ditur përdorimi i ardhshëm i ndërtesës, në Braunau.

Politikanët austriakë janë përpjekur të ndalojnë pelegrinazhin e ekstremistëve të djathtë në vendin e lindjes së diktatorit nazist, duke i dhënë shtëpisë një imazh të ri si dhe një transformim arkitektonik.

Një pjesë e madhe e parlamentarëve votuan mbrëmë për të marrë ndërtesën nga pronarja aktuale, e cila kishte refuzuar planin e qeverisë për të vendosur një bamirësi sociale ose një autoritet qeveritar në ndërtesën trekatëshe.

Hapi u ndërmor për të parandaluar kultivimin, nxitjen ose përhapjen e ideologjisë nacionaliste socialiste sipas projektligjit.

Gruaja që zotëron shtëpinë nuk ka ndërmarrë një rekurs ligjore kundër vendimit sipas ligjit austriak.

Megjithatë, ajo do të marrë një pagesë kompensimi.