Konflikt mes serbëve: Këtë e ke për Thaqin

19.08.2016 15:01:56

Policia e Kosovës njofton se më 15.08.2016 rreth orës 23:55 në fshatin Gorazhdec, komuna e Pejës, është sulmuar fizikisht shtetasi kosovar kombësisë serbe Milosav (Milan) Pavloviq, lindur 19.08.1950, banues në fshatin Gorazhdec të komunës Pejë.

Menjëherë pas raportimit të këtij rasti, njësite relevante të Policisë Kosovës, përkatësisht të nënstacionit policor në Gorazhdec dhe Stacionit policor në Pejë, iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, kanë kontaktuar viktimën Pavloviq nga i cili janë njoftuar se ishte sulmuar fizikisht në terracen e shtëpisë së tij nga dy persona të dyshuar, të cilët e kishin qëlluar me shuplakë dhe shqelma duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Koha.net. Gjatë ikjes njeri nga të dyshuarit (sipas viktimës) iu ka drejtuar viktimës në gjuhë serbe “Ovo ti je za Taćija”, (Këtë e ke për Thaçin) duke ikur nga vendi i incidentit, për viktimën të dyshuarit ishin të panjohur. Viktima ishte dërguar në Spitalin rajonal Pejë për t’i dhënë ndihmën mjekësore dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Njësitet hetimore intenzivisht kanë punuar në ndriqimin e këtij rasti, të dyshuarit janë identifikuar dhe të njëjtit janë arrestuar, intervistuar në prezencen e mbrojtësit ligjor-avokatit dhe prindërve të tyre. Me urdhër të prokurorit shtetit të dyshuarve me iniciale M.(Srdjan) B.lindur 12.04.2000 dhe I.(Nenad) B. lindur 19.09.1999, iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Sipas të dhënave hetimore, motiv i rastit që ishte sulmuar viktima Pavlovic nga të dyshuarit ishte një mosmarrëveshje para dy viteve në një kafiteri në fshatin Gorazhdec me një person të afërm të viktimës (Pavloviq).