Konflikti Indi-Pakistane dhe pasojat që barte mbi popullin Kashmir, lënja pasdore e një zgjedhje që është futur në kalendrat greke

01.03.2019 16:51:36

Pergatiti Sylejman Morina

Historia e konfliktit gjysem shekullor Indi-Pakistan

-Tensionet e fundit mes Indisë dhe Pakistanit, filluan me sulmin me bombë të ndërmarrë më 14 shkurt ndaj autokolonës me forca paramilitare në pjesën e Kashmirit nën kontrollin e Indisë ku dhe humbën jetën 44 persona.
Qeveria e New Delhit akuzoi Pakistanin për mbështetje të terroristëve që kryen sulmin. Ndërsa Pakistani hodhi poshtë akuzën dhe dënoi sulmin.
India më 26 shkurt njoftoi se ka ndërmarrë një sulm ajror ndaj objektivave terroriste të cilat ndodheshin në Vijën e Kontrollit të Kashmirit në anën e Pakistanit.
Pakistani pas kësaj me arsyetimin e shkeljes së hapësirës ajrore të tij njoftoi rrëzimin e 2 avionëve luftarakë të Indisë.
Teksa India deklaroi rrëzimin e një avioni luftarak të Pakistanit, qeveria e Islamabadit nuk e konfirmoi këtë.
Qeveria dhe ushtria e Pakistanit theksuan se nuk dëshirojnë përshkallëzimin e tensioneve.
Ndërsa kryeministri i Indisë, Narendra Modi, akuzoi Pakistanin se po përpiqet të destabilizojnë vendin e tij.
Turqia, Bashkimi Evropian, Gjermania, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia u bënë thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

-Problemi i Kashmirit , filloi kur Britania e Madhe u tërhoq nga India në vitin 1947, Kashmirin, i cili udhëhiqej si një principatë, e la të lirë që të vendosë për bashkim me Indinë ose Pakistanin. Popullsia e Kashmirit e cila 90 për qind përbëhet nga muslimanët ishin të qëndrimit për bashkim me Pakistanin në vitin 1947, por princi i asaj periudhe vendosi që të bashkohet me Indinë.
Vendimi u kundërshtua nga populli musliman i Kashmirit ndërsa pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët në vitin 1947 për herë të parë luftuan. Mes dy vendeve për të njëjtin shkak shpërtheu luftë edhe në vitet 1965 dhe 1999.
India kontrollon 45 për qind të Kashmirit ndërsa 35 për qind është nën kontrollin e Pakistanit. Kina kontrollon 20 për qind të rajonit. India, rajonet që i mori nën kontroll i bashkoi nën emrin provinca e Jammu Kashmir “Xhamu Kashmirit”.
Xhamu Kashmiri, ende është provinca e vetme me popullsi shumicë muslimane në Indi. Ndërsa, Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë në vitin 1948, parashikoi pastrimin e Kashmirit nga ushtarët dhe e ardhmja e rajonit të caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin ndërsa Pakistani kërkon zbatimin e vendimeve të KS-OKB-së.