Konflikti në Siri, BE u bën thirrje palëve që të lejojnë kalimin e ndihmave

03.10.2016 10:52:09

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje palëve të konfliktit në Aleppo që të lejojnë kalimin e ndihmave humanitare si dhe të lejohet evakuimi i të plagosurve.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini dhe komisioneri europian për Ndihmat Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides, kanë bërë një deklaratë të përbashkët në lidhje me problemet që po hasen në Aleppo të Sirisë.

Në deklaratë është tërhequr vëmendja se në lindje të Aleppos civilët po përballen më mungesën e ushqimeve dhe të mungesën e ilaçeve për të sëmurët.

BE ka vendosur në veprim paketën e ndihmës emergjente prej 25 milionë eurosh për ofrimin e mbështetjes për produktet mjekësore, ujë dhe ushqime në Aleppo.