KONFUZITETI I KADRI VESELIT

03.09.2018 02:33:52
Nga Binak Maxharraj
“Askush nuk i cenon kufijtë e Kosovës, ne duhet të punojmë bashkë që t’i forcojmë ata, t’i forcojmë simbolet e shtetit. Shteti i Kosovës është i shenjtë, sovranitet dhe integrimit është i shenjte”, ka thënë Veseli.
Kjo është në rregull qeë sovraniteti dhe integriteti i Kosoves është i pa cenueshëm,por
Kadri Veseli e shtonë edhe ketë,e cila duket më shumë si një prall në filmat fantastik,ai thotë:
“Na i jepim plotësishtë përkrahje Presidentit për ndryshim kufijsh dhe bashkim të Preshevës me Kosovën”.
A dinë se çka fletë ky njeri,apo kete e ka mesuar përmendesh.
Ja kz është konflikti me mendjen e tij.Nje here thotë se “sovraniteti dhe integriteti i Kosoves jan te pa cenueshëm” fill pas kësaj Partia jonë përkrahë Presidentin për ndryshim kufinjesh dhe bashkimin e Preshevës me Kosovën”.
Po a e dine Kadri Veseli se ku gjendet Presheva.Ajo është në një shtet tjeter,pra në Serbi?.A mos po ja merrka Preshëven me zor pa e vete hiq Serbinë,apo ndoshta Serbia nje here ne një shekull po u bajka aq bujarë sa qe po i falka teritor Kosovës,pra Presheven.
Ja pra ketu flenë lepuri te Kadri Veseli,sepse pasi po dojka me e marrë Presheven,pse nuk kallxon së çka kërkon Serbia për Preshevën,sepse Serbia e cila deri dje na ka vra e pre,nuk falë tokë askujt,e le më aremikiut të sajë shekullor shqiptareve.
KJo është pra ajo ana e errët e PDK,e cila thotë se do te marrim Presheven,por nuk kallxon se çka do ti jepë Serbise,kjo është vetem një floskulë,një rrenë,një mashtrim i PDK.
Por,mbane mend populli nuk hanë barë,ai veq se është mesuar qe 20 vite me rrenat dhe tradhetit e Juaja.