Konjufca flet për dorëheqjet në Vetëvendosje

04.01.2018 18:28:51

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie i ka komentuar zhvillimet e fundit dhe dorëheqjet në këtë subjekt.

Ai pranoi se largimi nga Vetëvendosje i zyrtarëve të tyre nuk i bën mirë vetëm partisë por as vendit. Konjfuca tha se në mbledhjen e para pak çasteve u diskutua edhe për zhvillimet rreth Gjykatës Speciale.

“U diskutuan shumë çështje të rëndësishme që po kalon Vetëvendosjes por edhe në ato që po kalon Kosova për Specialen pra kjo ishte përmbajta e rendit të ditës. Unë mendoj që të gjitha mospajtimet dhe dallimet në diskutime që i kemi nuk janë të arsyeshme për dorëheqje nga VV-ja”, u shpreh ai para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.

Së fundmi nga ky subjekt politik dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre brendapartiake, Visar Ymeri, Aida Dërguti dhe sot, Dardan Sejdiu.