Konjufca: Për serbët, asgjë më shumë se komunë

21.07.2016 09:38:37

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se opozita do të vazhdojë të kundërshtojë themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Ai ka thënë se organizimi i opozitës për ta kundërshtuar këtë Asociacion dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese kanë ndikuar në shtyrjen e përpilimit të statutit të Asociacionit të komunave serbe.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Konjufca ka thënë se të drejtat e serbëve në Kosovë duhet të kenë horizont në planin e Ahtisaarit dhe asgjë më shumë se kaq.

“Plani i Ahtisaarit në kuptimin terroritorial nuk shkon përtej komunave”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se qëndrimi i Kosovës duhet të jetë i qartë se për serbët s’duhet të ketë asgjë më shumë se komunë.