Konjufca: Rakiqin që po ndërton mure, e votuat ju!

23.12.2016 18:37:50

Glauk Konjufca shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes duke folur për murin në Veri në seancën e Kuvendit thotë se krejt ata që sot janë në pushtet i kanë kontribuar ndërtimit  të atij muri dhe ndarjes së Mitrovicës.

 Mbi këtë veprimtari ilegale siç thotë ai po flejnë disa politika zyrtare e që Mitrovicën po e ndajnë në dy komuna.

“Kur u vendos barrikadaa në veri atje nuk dolën disa banditë të tregojnë për këto barrikada por doli Goran Rakiq dhe tha se ai ka vendos barrikadën mbi urë. Rakiq nuk është bandit ilegal por është i pajisur me pushtet lokal zyrtar të Republikës se Kosovës që ju vet si koalicion mazhoritar e keni votuar. Kush e shndërroj barrikdën në shesh të betonum. Këtë e bëri Goran Rakiq e tash kur ai shesh u shndërrua në mur kush doli e tha se s’do të rrënohet, pra ishte Rakiq që ju vet e keni kriju si komunë”, tha në fjalimin e tij Konjufca.

Këtu problem i vertetë sipas tij nuk janë strukturat ilegale por bashkëpunëtoret e pushtetarëve  që siç theksoi ai ata i kanë krijuar  vetë.