Konkursi për pranim në UP në nivelin bachelor hapet nesër, ndërsa për master dhe doktoraturë më 20 shtator

12.09.2019 18:28:01

Senati i Universitetit të Prishtinës, nesër në orën 9:00 do të mbajë mbledhje për të vendosur për vendimin për hapjen e konkursit për pranim të studentëve në UP.

Ndonëse në media është raportuar se konkursi do të hapet nesër për pranim të studentëve në të tri nivelet, bachelor, master dhe doktoraturë, Telegrafi mëson se konkursi për pranim në nivelin master dhe doktoraturë nuk do të hapet nesër.

Sipas informatave nga burime konkursi për bachelor do të hapet nesër ndërsa master dhe doktoraturë do të hapet nga 20 shtatori deri më 26 shtator për arsye që t’u jepet sa më shumë mundësi studentëve që të mbërrijnë të diplomojnë sa më shumë në afat shtatorit dhe pastaj të aplikojnë.

Ndryshe konkursi për afatin e parë për pranim për pranim të studentëve për vitin akademik 2019/20 në UP është hapur më 4 korrik 2019.

Projektori për mësim dhe çështje të studentëve, Hysen Bytyçi, pati thënë për Telegrafin se këtë vit do të pranohen 7116 studentë ku prej tyre 6202 studentë ta rregullt dhe 910 me korrespodencë.  Konkursi kishte qenë i hapur deri më 12 korrik.

Ndërsa risi këtë vit për pranim në UP është numri i kuotave që do të hyjnë në numrin e përgjithshëm të studentëve.

“Këtë vit numri i kuotave është 17 për qind. Ky numër do të hyjë numrin e përgjithshëm të studentëve për dallim nga vitit i kaluar që ishte mbi numrin e përgjithshëm. Në këtë numër 12 për qind iu takon studentëve të komunitetit jo shumicë, dy për qind studentëve nga Lugina, një për qind studentëve nga Mali i Zi, dhe dy për qind studentëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, pati thënë Bytyqi.