Konsensusi i sotëm i LDK-së, historik !

01.08.2019 23:41:10

Nga: Fatmir Bajraj

Sot, organi ekzekutiv & përfaqësues i LDK-së, përkatsisht, Kryesia e LDK-së pas një elaborimi dhe studimi të gjatë, t’kujdes’shëm & t’hollësishëm të gjendjës në të cilën po kalon vendi, dhe gërshetimit të procesit të brëndshëm zgjedhor n’LDK, dha provimin duke u ngritë mbi çdo interes partiak, vullnet & ambicie politike, duke nxjerr n’dritë një konsensus të brëndshëm i cili mbi të gjitha është në intersin e vendit, përkatsisht n’sherbim të kauzës nacionale, e cila është në ngjizje të saj dhe vazhdon të jet, sot e gjithë ditën. Konsensusi si vlerë dhe kategori demokratike, shfaqë në masë të madhe pjekurinë politike të LDK-së, organeve t’saja drejtuese dhe të vet lidershipit, si produkt dhe derivat të një fryme dhe filozofie unikale të saj në trojet shqiptare dhe jo vetëm…! Marrveshja e sotme e Kryesisë së LDK-së, që para Kuvendit të IX-të, të Pergjithshëm Zgjedhor, të dal unike dhe konsensuale në lidhje me idën dhe propozimin për kandidat unik dhe t’parapelqyer, por duke mbajtur të hapur mundësinë e garës dhe të vullnetit të Kuvendit Zgjedhor, është n’përputhje dhe n’harmoni me statutin e partisë dhe frymën demokratike & liberale, Euro-perendimore. Konsensusi si faktor amortizues ! LDK-ja post-Rugoviane është n’shkelqimin e saj, falë filozofisë & frymës së kultivuar n’tri dekada, dhe deshtimit të pjesës tjetër të klasës “politke” n’shtet-kapje, si anë tjetër e mdaljës. Rrita dhe zhvillimi i hovshëm i saj (LDK-së), nganjëherë është percjellë edhe më mos arritjën e managjimit dhe strukturimit adekuat të proceseve në atapa të ndryshme dhe të ndieshme për partinë, siq ishte rasti me procesin zgedhor deri këtu ! Konteksti historik, si më i disfavorshmi që nga pavarësimi i vendit, duke pas parasyshë ; dialogun me Serbinë, proceset integruese dhe ballafaqimin me Gjykatën Speciale në njërën anë, pastaj rënjën e Qeverisë ilegjitime dhe të pakicës fakt i cili imponon zgjedhje t’parakohshme parlamentare dhe ku interesi i LDK-së është i njëjtë me atë ncional-shtetëror, atëherë ky vndimi i LDK-së, amortizon të gjitha mundësitë e ndonjë jo-uniteti të LDK-së, përballë sfidave dhe përgjegjësive historike që presin për fatin e vendit. Konsensusi historik i LDK-së, u’a mbylli derën perpjekjeve të kundershtarëve politik dhe levave t’pushtetit n’shtet-kapje të cilët janë të instaluara edhe n’pushtetin e katërt, pra në atë të mediave të shkruara & vizive që e luftonin LDK-në err & terr, pra nga agu deri n’mbrëmje, duke prodhura & sajuar kandidat “potencial” për Kryetar të LDK-së. Perpjekjet dhe tendencat e qarqeve anti-LDK, për t’ri-kthyer të ikurit dhe të vet-larguarit në krye të saj, mbeti dhe do ngelet në vetëm tentativë, ngase vendimi i matur & i peshuar i Kryesisë së LDK-së, i dha përgjigjën si goditje përfundimtare gjithë atyre që synuan dobësimin e LDK-së dhe krijimin e avantazheve të forcave të errëta dhe iracionale të cilat për fatin ton të ligë, janë n’kapje të shtetit të brisht të Kosovës. Akademik Isa Mustafa, sikur Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova. Edhe Rugova dikur, sikur Mustafa tani, kishte marrë mbi supe peshën e rëndë të fatit të kombit & atdheut, në kohë kruciale dhe vendimtare. Pajtimi dhe dakordimi i Kryetarit të LDK-së, akademik Isa Mustafa me ide-propozimin e strukturave legale dhe legjitime të LDK-së n’gjithë shtrirjën horizontale & vertikale të partisë, deri të organi ekzekutiv i saj, Kryesia e LDK-së, që t’vazhdoj t’a drejtoj LDK-në edhe një mandat 4 vjeqar, natyrisht së është një obligim dhe sakrificë unike pas gjithë asaj veprimtarie dhe kontributi enorm pë vendin dhe për shtetin nëpermjet LDK-së nder vite, ndaj gadishmeria e tij është për t’u vlerësuar dhe pershendet. Pranimi i vazhdimit të kontributit, është zotim dhe betim për t’a que tutje, në radhë të parë LDK-në si parti të vlerave Euro-perendimore & demokratike, dhe permes saj, Kosovën dhe proceset e saja integruese dhe zhvillimore. Natyrisht se imperativ i konsensusit historik të Kryesisë së LDK-së, ishte fati i vendit dhe ardhmja euro-perendimore & veri-atlantike, e rrezikuar seriozisht nga armiku shekullor dhe argatët e tij shqipëfolës gjithandej…! Du t’besoj se artikulimi i sinqert dhe largpamës i konsensusit të Kryesisië së LDK-së për akademik Isa Mustafa, do gjejë mbeshtetjën dhe besimin e shprehur me votë të lirë dhe demokratike, në organin & forumin ma t’lart partiak të subjektit, në Kuvendin e IX-të, të Përgithshëm Zgjedhor të LDK-së, i cil mbahet të shtunën me 3 gusht 2019. Pas kurorëzimit me sukses të procesit demokratik zgjedhor me Kuvendin e Pergjithshëm, nga ku do dalin organet e reja dhe struktura organizative deri tek Këshilli i Përgjithshëm, Kryesia dhe Kryetari, LDK-në dhe lidershipin e saj e presin proceset e rëndësishme nacionale dhe shtetërore, n’ballë të të cilave, padyshim do jet LDK-ja. Zgjedhjet nacionale do konfirmojnë katercipërisht ; besimin, mbeshtetjën dhe shpresën e qytetarëve të Republikës së Kosovës në LDK-në, si parti shtetbërëse & shtetformuese. Konsensusi i mirëpritur nga LDK-ja & LDK-istët, si dhe nga shumica absolute e qytetarëve shqiptarë të Republikës së Kosovës, për akademik Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së, i siguron dhe garanton LDK-së dhe Kosovës, se Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do jet nga LDK-ja, si fituese e zgjedhjeve t’parakohshme parlamentare. Konsensusi historik i Kryesisë së LDK-së për akademik Isa Mustafën, po e qonë LDK-në drejtë kapjës së suksesit politik dhe nacional-shtetëror, sikur n’kohen e motit të madh, në kohën e Presidentit historik Rugova.