Konstituimi i Kuvendit e vë në lëvizje presidentin për caktimin e mandatarit për kryeministër

26.12.2019 17:13:29

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, me zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar dhe nënkryetarëve, i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë.

Me këtë vendi nuk ka shkuar në bllokadë institucionale, ndonëse ende nuk ka marrëveshje politike mes subjekteve për sigurimin e shumicës paralamentare.

Vendimmarrja e sotme e obligon presidentin e Kosovës që të nisë bisedat me partinë fituese të zgjedhjeve për caktimin e mandatarit për formimin e ekzekutivit.

Pas caktimit, mandatari ka në dispozicion 15 ditë që t’ia ofrojë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeverisës.

Në rast se herën e parë dështon, Presidenti bazuar në Kushtetutë ka të drejtë që të mandatojë një kandidat tjetër për mandatar. Nëse edhe i dyti dështon që të marrë votat e nevojshme në Kuvend vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.