Konsumatori demolon me çekiç zyrat e KEDS-it

23.01.2018 17:33:24

Një qytetar i revoltuar ka shkuar në zyrat e KEDS-it në Rahovec dhe me çekiç ka demoluar inventarin e zyrave.

Në fotografitë e dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihen tavolinat e rrokullisura, kompjuterët e rrëzuar e dokumente të shkapërderdhura gjithandej.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Rahovecit.

Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, kapiten Osman Ismajli, tha për KALLXO.com se nuk ka persona të lënduar.

 

“Motivi ka qenë i borxheve që i dyshuari ka ndaj KEDS-it. I dyshuari është pronar i një restoranti afër Stacionit të Autobusëve. I dyshuari ka tentuar edhe fizikisht t’i kundërvihet një zyrtari në KEDS por është ndaluar nga punëtorët e tjerë. Ne e kemi arrestuar. Është i ndaluar 48 orë me urdhër të prokurorit”, tha Ismajli.

KALLXO.com merr vesh se incidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Këto janë fotot që tregojnë dëmet e shkaktuara nga qytetari:

Image

Image

Image

Image

Image