Kontrabandë me emigrantë, në veri të Kosovës

14.08.2016 17:23:31

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Sipas Policisë, i njëjti është ndaluar me veturën e tij duke kontrabanduar pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër të huaj, në destinacionin për Novi Pazar të Serbisë.

Ngjarja ka ndodhur në Bërnjak gjatë ditës së djeshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dhe viktimat janë dërguar në stacion policor.