Kontradikta të ashpëra për Demarkacionin

26.12.2017 13:48:57

Deputetja Aida Dërguti duke iu drejtuar Komisionit shtetëror për Demarkacion tha se i duket joserioze të procedohet në Kuvend raporti preliminar pasi kanë mundur të sillen edhe fakte e dokumente të reja.

Në anën tjetër shefja e këtij Komisioni Vjosa Osmani, ka pyetur se ne qoftë se ka pasur Komisioni tejkalim kompetencash a anulohet një autorizim i tillë nga ana e Qeverisë.

Osmani, po ashtu ka ngritur edhe çështjen e të dhënave kadastrave,  e po ashtu edhe mbi dëshmitë e Komisionit shtetëror se Kosova ka menaxhuar me Cakorrin. Ajo gjithashtu ka dyshime rreth asaj se a ka qenë ajo pjesë që është menaxhuar nga Mali i Zi e që tani i takon Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit Shtetëror Shpejtim Bulliqi duke iu përgjigjur deputetes Aida Derguti tha se dëshira ishte qe Komisionit t’i jepet edhe pak kohë por sipas tij kërkesa e Qeverisë për dorezim te raportit ishte urgjente që para vitit të ri të dërgohet në Kuvend.

“Na është thënë se ju mund ta vazhdojmë punën dhe të gjejm fakte të reja. Kështu që po te na jepet kohe ne do te gjenim ende fakte. Ne jemi komision i përhershëm dhe do te punojmë akoma. Nëse ju e votoni ne e ndërprejmë punën”, ka thënë Bulliqi, raporton tutje “Zeri.info”.

Kurse profesori Florim Isufi duke iu përgjigjur deputetës Vjosa Osmani tha se është analizuar dekomunetacioni dhe është vertetuar që ka pasur intervenime në harta.

“Mund të konstatohet që në hartën orgjinale nuk ka kufinjë. Hartat e të njëjtit shtet kanë kufinjë por nuk janë përdorur janë krejt katër harta që kanë kufi ndërsa njëra nuk e ka kufirin e në material ju e keni vet hartën që nuk e ka kufirin. E mbi atë hartë dikush me marker ka bërë kufirin. Kush ka luajtur me këta kufinje ne nuk e dimë”, ka thënë ai.

Kurse për pyetjen se a ka pjesë të menaxhuar nga Mali i Zi që tash është në territorin e Kosovës ai është përgjigur që po ka pjesë të tilla

“Është një pjesë rreth 700 hektarë që është menaxhuar nga Mali i Zi e që tash i takon Kosovës por që Kosova e ka vështirë qasjen në atë pjesë”, është përgjigjur ai.