Kontraktori i Komunës së Prishtinës dëmton gypin në rrugën ‘Fehmi Agani’, uji kthehet brenda orës

13.04.2018 20:55:14
Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Prishtina” janë vendin e ngjarjes në rrugën “Fehmi Agani” duke sanuar tubin e Ujësjellësit që është dëmtuar nga kontraktori i Komunës së Prishtinës i cili është duke ndërtuar kolektorin e ujërave të zeza në këtë rrugë.

Furnizimi me ujë do të rikthehet rreth orës 22:00, andej kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve pasi që nuk janë mësuar që të kenë reduktime.

“Apelojmë që të ketë kujdes gjatë punimeve të gjitha ata kontraktorët që janë duke kryer punime infrastrukturore në Prishtinë dhe komunat tjera, pasi çdo dëmtim i tubave të ujit po sjellin probleme në furnizim me ujë të pijes”, thekson KRU ‘Prishtina’. /Lajmi.net/

kur1