Kontrolle për drogë në Portin e Durrësit

16.11.2016 21:18:52

Informacioni për drogë ka krijuar radhë kilometrike të kamionëve në Portin detar të Durrësit.

Mbi 40 kamionë janë urdhëruar të kalojnë në procesin  e skanerit. Kjo mund të shkaktojë humbjen e tragetit të Ankonës thonë në agjencitë detare.

Trageti duhej të nisej në oren 19.00 por ende nuk është nisur për shkak të vonesave të kamionëve të urdhëruar për skanim.

Po kështu do të operohet edhe me kamionet që do të imbarkohen në tragetin e linjës Durrës­Bari.

Në terminal ka prani të shumtë të forcave policore.