Korçë, djali 22 vjeqar tenton të mbysë babain në spital

06.12.2016 09:37:10

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, pas asaj të një dite më parë ku një burrë mbyti dy djemtë e tij 4 dhe 6 vjeç dhe më pas u vetëvar.

Në spitalin e qytetit, një i ri ka tentuar sot të vrasë babain e tij. Petrika Ceco 28 vjeç ka shkuar në dhomën ku ishte shtruar i ati, e ka goditur disa herë dhe ka tentuar ta mbysë me rrip. Kanë qenë bluzat e bardha të spitalit që kanë ndërhyrë duke i shpëtuar jetën shtetasit M.C 61 vjeç.

Djali i tij është larguar, por është kapur më pas nga policia. Dyshohet se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë një konflikt familjar.