Korçë, gjendet i vdekur një 65-vjeçar

12.01.2019 19:33:55

Një 65-vjeçar nga Korça është gjetur i pajetë në rrugë. Sipas policisë, viktima është identifikuar me iniciale V.M dhe mësohet se ka humbur jetë duke shkuar në punë.

Në trupin e 65-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhunë. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.