Korçë, gjendet në kënetë trupi i njërit prej adoleshentëve

20.08.2016 14:39:11

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur në kënetë trupin e pajetë të njërit prej adoleshentëve të mbytur në fshatin Qatrom të Korçës.

Nuk dihet ende se cilit prej kushërinjve i përket trupi, ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 17-vjeçarit tjetër.

Dy kushërinjtë Rei dhe Berti Tahillari u zhdukën dje pasi kishin shkuar të laheshin në rezervuar.

Alarmi në polici u dha mbrëmë teksa një shok i tyre pa në breg rrobat e dy 17-vjeçarëve, ndërkohë që nuk kishte asnjë shenjë prej tyre.