Korçë: Kapen derisa tentojnë të vjedhin një banesë

07.08.2016 15:48:45

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona për vjedhje.

Mersin Vreshtulla, 36 vjeç, dhe Olivert Vreshtulla, 33 vjeç, (kushërinj) të dy banues në Korçë u arrestuan pasi janë kapur dje në flagrancë nga patrulla e policisë,  në lagjen nr. 12, në tentativë për të vjedhur banesën e shtetasit S.D., 66 vjeç, banues në Korçë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.