Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-të: Jemi gati të reagojmë

11.04.2017 11:13:55

Koreja e Veriut premton masa të ashpra kundër “aksioneve sulmuese” të SHBA-ve. Dërgimi i aeroplanmbajtëses amerikane “Carl Vinson”, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së Punëve të Jashtme, konfirmon që “lëvizjet e rrezikshme amerikane për të pushtuar Korenë e Veriut, kanë arritur një fazë serioze”.

“Nëse SHBA-të do të tentojnë të kryejnë një aksion ushtarak, – ka shtuar zëdhënësi, – Koreja e Veriut është e gatshme të reagojë në çdo lloj lufte”.

“Carl Vinson”, aeroplanmbajtësja e klasit “Nimitz” me mbushje bërthamore, ka lënë Singaporin për t’iu drejtuar të shtunën jo Australisë siç ishte programuar, por drejt gadishullit korean në përgjigje të lëshimeve të vazhdueshme të raketave dhe të sinjaleve, sipas të cilave mund të kryhet së shpejti edhe testi i gjashtë bërthamor.

“Situata e rëndë tregon edhe një herë që Koreja e Veriut ka pasur të drejtë kur ka shtuar arsenalin e saj ushtarak të vetëmbrojtjes dhe të sulmit parandalues, duke pasur fuqi bërthamore në përdorim, – ka vijuar zëdhënësi. – I konsiderojmë SHBA-të plotësisht përgjegjës të katastrofave të lidhura me aksionet e saj ushtarake”.

Me Phenianin që nuk ka aspak ndër mend të heqë dorë nga ambiciet atomike, presidenti Donald Trump ka hipotekuar që SHBA-të mund të marrin aksione të njëanshme.