Koreja e Veriut: Presidenti rus ka një paralajmërim të frikshëm

02.09.2017 22:55:11
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar administratën Trump se armiqësia e vazhdueshme midis SHBA dhe Koresë së Veriut është pranë përshkallëzimit në një “konflikt në shkallë të gjerë” dhe shtoi se mënyra e vetme për të ulur tensionet është përmes bisedimeve.

Putin, vendi i të cilit ndan kufirin me Korenë e Veriut, gjithashtu tha se do të ishte një gabim të përpiqesh të ushtrosh presion mbi Penianin, për ndalimin e programit të raketave bërthamore.

“Është thelbësore për të zgjidhur problemet e rajonit përmes dialogut të drejtpërdrejtë që përfshin të gjitha palët, pa parashtruar ndonjë parakusht (për bisedime të tilla)”, shkrua presidenti rus në faqen e internetit të Kremlinit.

“Provokimet, presioni dhe retorika luftuese dhe ofenduese nuk të shpien askund”.
Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus, i bëri jehonë fjalëve të Putinit, duke thënë se Uashingtoni dhe jo Peniani duhet të marrë iniciativën për bisedime konstruktive, për të zvogëluar tensionet midis vendeve.

Putin, bombarduesit e të cilit, të aftë për rrëzim bombash atomike, kohët e fundit fluturuan mbi Gadishullin Korean në një shfaqje force, tha se situata ishte përkeqësuar aq keq sa që tani ishte “në prag të një konflikti në shkallë të gjerë”, raportoi Reuters.

“Sipas mendimit të Rusisë, ideja se është e mundur të ndalohet programi i raketave bërthamore të Koresë së Veriut vetëm duke ushtruar presion mbi Penianin është e gabuar dhe e kotë”, shkruan Putin.

Paralajmërimi i Presidentit rus vjen pasi Peniani lëshoi një raketë balistike që fluturoi drejtpërsëdrejti mbi Japoni dhe ra në Oqeanin Paqësor.