Koronavirusi mbërthen edhe Britaninë, mund të jenë infektuar 55 mijë veta

17.03.2020 23:08:07

Në Britaninë e Madhe qeveria e pranon se për shkak të koronavirusit mund të vdesin 20 mijë persona.

Ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar nga 16 në 71. Ditën e sotme ndërroi jetë edhe një 45 vjeçar, i cili është viktima më e re nga koronavirusi.

Ndërkohë që numri i të infektuarve ka shkuar nga 407 në 1950.

Sipas kryekëshitlarit shkencor të qeverisë, Sir Patrick Vallance, numri i të infektuare në vend mund të ketë shkaur në 70 mijë.

Në Angli sot u regjistruan 14 vdekje, ndërsa në Skoci e Uells nga 1.

Javën e kaluar qeveria besonte se numri i të prekurve varionte nga 5 mijë në 10 mijë, por tashmë është rritur.