Koronavirusi, mesazhi sensibilizues i Merkel: Është koha të tregojmë sa mendojmë për tjetrin

15.03.2020 10:26:55

Teksa në Gjermani numërohen 9 viktima dhe 4,600 të infekuar me koronavirus, përmes një video-mesazhi, kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje popullit të saj të reduktojë kontaktet, duke shtuar se kjo është koha të dëshmojmë sa bëjmë për njëri-tjetrin.

“Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin. Këtë mund ta bëjmë sepse disa lidhje këtë kohë do të ndërptiten”.

“Për shembull, ekspertët na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat dhe nipërit. Sepse duam të sigurohemi që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital e të mos infektohen fare”, është shprehur Merkel.

Koronavirusi Covid 19 po përhapet shpejt në gjithë botën, sidomos në Evropë. Italisë i ka shkaktuar rreth 1500 viktima.