Koronavirusi/ Mjeku: Në Itali, vdekshmëria 60-70 herë më e lartë se gripi

11.03.2020 21:53:14

Italia është vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga Koronavirusi, pas Kinës.

Mjeku Marsel Avdia nga Italia tha për RTV Ora në vdekshmëria nga koronavirusi është 60-70 herë me e lartë sesa gripi i zakonshëm.

Këtu në Itali është me e lartë shkon 6-7 % pra është 60-70 herë me e lartë se gripi i zakonshëm si vdekshmëri.  Ne jemi të izoluar, këshillat janë të mos dalim nga shtëpia, kur dalim të kemi masat mbrojtëse”

Në Itali, që nga nisja e epidemisë të koronavirusit janë infektuar 12462 persona. Brenda 24 orëve, numri i të prekurve është rritur me 2313, ndërkohë që 827 persona kanë humbur jetën. Duhet thënë se brenda 24 orëve kanë vdekur 196 persona, ndërkohë që 1045 janë shëruar, 41 në një ditë.