Koronavirusi nëpër ‘këmbë’/ Ndërron jetë i burgosuri në Peqin, stafi dyshon për covid-19: Kishte dhimbje të forta barku

14.03.2020 11:57:30

PEQIN– Një i dënuar 66-vjeçar, i identifikuar si Riza Boni ka ndërruar jetë në burgun e Peqinit, ku edhe po vuante dënimin për vrasje.

Ende nuk dihet se cila ka qënë arsyeja e vdekjes së 65-vjeçarit, ndërkohë që pritet ende që e gjithë ngjarja të sqarohet nga autoritetet përkatëse.

Mësohet se tani më përhapjen e koronavirusit në vend, stafi i burgut ka dyshime se ai mund të ketë qënë i infektuar paësi kohët e fundit kishte pasur dhimbje të forta barku. Por nuk iu morën analizat për t’u testuar, pasi burgu nuk është i pajisur me mjek. Brenda një muaji, në burgun e qytetit kanë ndërruar jetë 3 persona.

Ndërkohë i njëjti shqetësim është ngritur edhe në burgun e Reçit, ku një i burgosur dyshon se dy të burgosur janë të infektuar pasi disa javë më parë kanë takuar një të afërm nga Italia dhe tanimë kanë filluar që të shfaqin simptomat.