Koronavirusi, rreziku edhe sipas grupit të gjakut; ja më të rrezikuarit dhe më rezistentët

18.03.2020 00:15:10

Kërkues kinezë kanë konkluduar në një studim të tyrin se infektimi nga CoVid 19 ka një relacion proporcional edhe me grupin e gjakut. Konkretisht njerëzit me grupin e gjakut A janë më të predispozuar të preken sesa njerëzit me grupin e gjakut 0 që janë më rezistentë.

Studimi u bazua mbi mostrat e gjakut të mbi 2000 pacientëve që u infektuan në Ëuhan dhe Shenzhen dhe u krahasuan me ato të popullsisë së shëndetshme.

U gjet se pacientët me grup gjaku A kishin shkallë më të lartë infektimi dhe priren të zhvillojnë simptoma më të rënda. Studiesit e Universitetit të Ëuhan megjithatë vënë në dukje se studimi është paraprak dhe ka nevojë për kërkime plotësuese. Por një paralajmërim është bërë:

“Njerëzit me grup gjaku A ndoshta do të duhet të mbahen më mirë nën kontroll dhe trajtim mjekësor më agresiv. Në kontrast më ta, grupi i gjakut 0 ka një rrezik shumë më të ulët për t’u infektuar sesa grupet e tjera të gjakut”, thuhet në studim për të cilin studiuesit apelojnë që të mos merret në konsideratë për trajtim klinik.

Një kërkues nga Laboratori Eksperimental në Tianjin, Gao Yigdai është shprehur se studimi në fjalë duhet plotësuar me mostra të tjera. Ai ka kritikuar po ashtu studimin për mangësi pasi nuk jep shpjegime për përfundimet e veta. Pra nuk sqaron ndërveprimin molekular mes virusit dhe qelizave të kuqe të grupeve të ndryshme të gjakut.

Gao shton se ndonëse studimi i shtohet vëhzgimeve të ngjashme të bëra për SARS, pra diferencimit që ndodh në infektim për grupe të ndryshme gjaku, ai nuk duhet të merret si alarm nga njerëzit. “Të gjithë duhet të lajnë duart”, thekson ai.