Koronavirusi/ Shtyhet pagesa e të gjitha faturave deri me 30 prill

15.03.2020 14:54:31

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti në konferencë për media sot ka prezantuar masat e reja të Qeverisë për koronavirusin.

Ndër këto masa janë edhe shtyrja e pagesave të të gjitha faturave nga ana e qytetarëve të Kosovës deri me datë 30 prill 2020.

Deri më 30 prill 2020 është shtyrë pagesa e të gjitha obligimeve publike, si ujë, rrymë, ngrohje etj.

“ME do të mbikëqyrë punën e KEK-ut, KED-sit, dhe KOSTT-it për të siguruar furnizim stabil me energji elektrike. Ndërmarrjet e shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile të sigurojnë funksionim të rregullt me qëllim të informimit të plotë të qytetarëve, duke siguruar që shërbimet nuk ndalen deri më 30 prill 2020 edhe për shkak të mos pagesës. Shtyhen deri më 30 prill 2020 pagesa e të gjitha obligimeve publike, si ujë, rrymë, ngrohje etj, ka thënë sot Hoti në në konferencë për media.