Korpusi medietik i kontrolluar nga struktura mafiozo-politike dhe agjentura kundërshqiptare, orkestron fushatë kundër kryeministrit Mustafa për interesa të Serbisë

27.01.2017 14:40:05

Nga Rexhep Kastrati

Fushata kundër kryeministrit Mustafa dhe familjes së tij, si pjesë e fushatës primitive talebaneske dhe tribale që ka filluar që kur kryetari i LDK-së u bë edhe kryeministër i vendit, ka filluar të riaktualizohet nga portale të afërta me strukturat mafiozo-politike shqiptare, të kontrolluara nga Beogradi. Edhe pse strukturat mafiozo-politike shqiptare, në të gjitha mënyrat e mundshme kanë plaçkitur pasuri miliradshe të shqiptarëve, janë përfshirë në krim të organizuar dhe në korrupsion shumëvjeçar, por tashmë të konfirmuar edhe në lidhje të shumëfishta me serbë dhe me shërbime kundërshqiptare, megjithatë në shenjstër të sulmeve është kryeministri Mustafa, i cili nuk figuron në asnjë agjensi ndërkombëtare, qoftë medietike, qoftë të hulumtimit të fenomeneve negative, qoftë edhe në qasjet që agjensi të specializuara që kanë ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe në rajon.

Duket se shqetësimi i shprehur nga Baton Haxhiu se nëse zgjedhjet në Kosovë mbahen pas marsit, ka rrezik t’i fitojë LDK, ka rifutur në punë makinerinë propagandistike dhe të agjitacionit dhe të propagandës që me muaj dhe vite kanë zhvilluar fushata përbaltjesh dhe shpifjesh kundër kryeministrit Mustafa, si të vetmen mënyrë për të cenuar qoftë legjitimitetin institucional të tij, e së këndejmi, edhe të institucioneve në tërësi, qoftë edhe për të përgatitur opinionin për angazhime të tjera të radhës kundër shtetit, sipas porosisë së Beogradit nëpërmjet Aleksandër Vulinit, Dragana Trifkoviqit, Marko Jakshiqit, por edhe të Kadri Veselit, Albin Kurtit, Hashim Thaçit, dhe gjithë llumit politik dhe medietik në Kosovë.

Kjo fushatë kundër kryeministrit Mustafa nuk është fushatë thjesht kundër tij, por nëpërmjet fushatës së orkestruar kundër tij, po synohet që të vazhdohet me forma dhe intensitet të shtuar fushata kundërshtetërore, me qëllim rrëzimin e Qeverisë, destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një koalicioni qeverisës PDK – VV në krye me Albin Kurtin apo Visar Ymerin, i cili do të hapte rrugën për ndarjen e Kosovës, qoftë edhe të kamufluar me shkëmbim territoresh.

Tashmë kur Serbia ka dalë hapur kundër Qeverisë së Kosovës, kur çdo ditë po del me provokime dhe me zhvillime të ndryshme provokative ndaj Kosovës, kur çdo ditë e më të qarta po bëhen synimet luftënxitëse në Kosovë apo nëpërmjet Kosovës, është shumë e qartë se lufta speciale kundër institucioneve të shtetit të Kosovës për t’i komprometuar dhe për t’i delegjitimuar në sy të opinionit, është mëse e qartë se po synon që të krijojë një kaos politik, kaos legjitimiteti dhe kaos përfaqësimi, në mënyrë që të rrënohet kështu rendi jurdiko-kushtuestues në Kosovë, rendi politiko-institucional dhe të rikthehet mënyra tribale dhe talebaneske e veprimit politik të shqiptarëve të Kosovës.

Historikisht është dëshmuar se format tribale, patriotizmi emocional-populist, heroizimi i injorancës dhe analfabetizmit politik, afirmimi formave të dhunshme, të luftës dhe të njgashme, u ka shërbyer armiqve të shqiptarëve për të legjitimuar masakrat, gjenocidet dhe spastrimet entike të shqiptarëve nga territoret shqiptare, u ka shërbyer për të devalvuar kulturalisht, politikisht dhe si komb shqiptarët në nivel të fiseve që janët të paaftë të ndërtojnë institucione, të ndërtojnë shtet dhe të sillen si popull politik. Kurse me nxitjen e urrejtjes dhe të përçarjeve ndërfetare, armiqtë e shqiptarëve kanë ndërtuar dhe argumentuar tezën për rrezikun që ka Evropa e krishterë nga shqiptarët muslimanë. E Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre kanë punuar fort dhe janë duke punuar fort pikërisht në riaktualizimin dhe riargumentimin e tezave të tilla shumë të dëshmshme për shqiptarët. Dhe pikërisht për këtë arsye është rritur në Kosovë ekstremizmi fetar, që jo njëherë është dëshmuar se financohet nga Beogradi dhe shtete të tjera aleate të Serbisë, si dhe është punuar fort në rritjen e angazhimeve tribale, anarksite, të dhunshme dhe destabilizuese në Kosovë. Dhuna në Kuvend, jashtë tij, ndaj institucioneve të tjera të shtetit, krahasimi i tyre me të Serbisë, përkatësisht me të Milosheviqit, e së fundi edhe paraqitja publike e tribalizmit politik kur një injorant politik që ka më shumë vetura sesa mend në kokë, tha se Ramush Haradinaj është arrestuar se na qenkësh i vetmi se mund t’ia ndalte turrin Serbisë. Dhe të gjitha këto me një qëllim: shqiptarët të humbin reskpetin për institucionet e shtetit dhe për vetë shtetin, t’i hapin rrugë formave tribale dhe të dhunshme që do të rrënonin institucionet dhe vetë shtetin dhe t’i hapin rrugë edhe formave të ndryshme konfliktuale deri në luftë, që do të fuste Kosovën në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare dhe me Serbinë, e që do të fundoste shtetin dhe interesat kombëtare të shqiptarëve.

Prandaj, ka një orkestrim të fort polktik, medietik dhe agjenturor ndërmjet Beogradit, medieve në Serbi, medieve në Kosovë dhe strukturave mafiozo-politike shqiptare për ta bërë sa më të mundshëm realizimin e gjithë synimeve kundërshqiptare të përmendura më lartë. Në të kundërtën, siç ka thënë edhe Baton Haxhiu, ka rrezik që zgjedhjet t’i fitojë LDK, e që nuk  e ka kuptimin thjesht të fitores së zgjedhjeve nga LDK,  por edhe të dështimit të gjithë skeanrëve kundërshqiptarë, pra edhe të dësjhtimit të gjithë rekrutëve shqiptarë të agjenturave serbe dhe përgjithësisht kundërshqiptare.

Strukturat mafiozo-politike shqiptare, rekrutët shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare janë në panik, janë të shantazhuar nga Beogradi me qëllim që të destabilizojnë vendin dhe të hapin rrugën për realizimin e skenarëve kundërshqiptarë, prandaj, çdo ditë e më shumë do të bëhen më agresivë dhe më të hallakatur në angazhimet e tyre kundër shtetit të Kosovës.