Korpusi medietik i kontrolluar nga strukura mafiozo-politike i bën jehonë propagandës kundërshqiptare serbe

06.02.2017 12:22:35

Nga Rexhep Kastrati

Korpusi medietik në Kosovë ka kohë që është i përfshirë në një luftë speciale kundër institucioneve të shtetit të Kosovës, e në mënyrë të veçantë kundër Qeverisë dhe kryeministrit Mustafa. Gjatë këtyre dy viteve të fundit, korpusi medietik është angazhuar me të gjitha mundësitë që jep komunikimi publik për të shpifur, përbaltur dhe për të krijuar situata të tensionuara dhe destabilizuese. Lufta speciale që kishte si pjesë të saj edhe luftën psikologjike, ka synuar të godasë shtresat shoqërore që kanë pasur përjetime të rënda gjatë luftës në mënyrë që të krijojë panik, pasiguri dhe deperesion. Rezultat i këtyre ishte edhe ekzodi masiv që ndodhi në vitin 2015, kur me të madhe mbusheshin autobusët dhe dërgonin shqiptarët nëpër Serbi dhe i degdiste në shtete të ndryshme. Dhe kjo ishte kohë kur ishte shumë masiv eksodi sirian, me çka për shqiptarët u krijua perceptimi si për sirianët, edhe në kuptimin social, edhe në atë kulturor, edhe në atë të sigurisë dhe të nivelit të përgjithshëm të konstitucionit psiko-social. Dhe kjo ndodhte vetëm disa muaj pasi që Aleksandar Vulin e kishte krahasuar Kosovën me Sirinë

Një aspekt tjetër i luftës speciale e që synonte të godiste pikërisht shtresa shoqërore që kishin të bënin me luftën e fundit, ishte manipulimi i sakrificës së popullit për liri, i gjakut të derdhur dhe i gjithë tragjedisë kolektive, në kuptimin e nxitjes së atyre shtresave shoqërore që në emër të atyre vlerave dhe asaj sakrifice të turreshin kundër institucioneve, por edhe të krijohet një zhgënjim i thellë, një depresion kolektiv që është shumë i nevojshëm për nxitje të dhunës dhe të luftës. Kjo zuri fill sidomos me Gjykatën speciale, pasi që kjo gjykatë shihej si cenuese e luftës çlirimtare, si njollosje e UÇK-së etj. Me një luftë speciale, në të cilat korpusi medietik i kontrolluar nga strukura mafiozo-politike kishte rolin kryesor, kjo gjykatë u stanizua dhe u paraqit më keq sesa treni serb i para do ditëve. Në fakt, qëllimi kësaj lufte speciale ishte komprometimi i shoqërisë sonë dhe i institucioneve të shtetit, duke i bërë njëjtësimin e tyre me individë që mund të kenë kryer krime gjatë luftës. Në fakt, zërat e ndryshëm në emër të shoqërisë dhe të politikës, kundërshtimin ndaj Gjykatës speciale e paraqitnin si qëndrim kolektiv të shqiptarëve, si identifikim të tyre me këta individë. Dhe edhe kjo ishte në kuadër të strategjisë serbe për të paraqitur shqiptarët si vrasës dhe si kriminelë, kurse serbët si viktimë.

Po ashtu, një aspekt tjetër i luftës speciale e që synonte të komprometonte institucionet e shtetit, kishte të bënte me krahasimin e tyre me institucione të kohës së Milosheviqit, Qeveria, Policia dhe shërbimet tjera të sigurisë paraqiteshin si të mos ishin të Kosovës, si të mos ishin ndërtuar në bazë të synimeve për shtet dhe për demokraci, por si të ishin nëdrtuar nga Milosheviqi, pra si të ishin institucione të pushtuesit. Korpusi medietik i kontrolluar nga strukura mafiozo-politike bënin gjithçka që të frymëzonin turmat për të djegur institucionet, për të rrënuar dhe shkatërruar godinat, makinat dhe pasurinë shtetërore, publike dhe private. Në këtë mënyrë, synohej të rikthehej vetëdija tribale, parapolitike dhe të rrënohej vetëdija shtetërore. Kjo ishte në përputhje me tezën serbe se shqiptraët nuk dijnë çka është shteti, prandaj edhe nuk dijnë të bëjnë dhe të mbajnë shtet.

Dhe një aspekt tjetër shumë i rrezikshëm i luftës speciale, e në të cilin koprusi medietik i kontrolluar nga strukura mafiozo-politike janë të përfshira tepër shumë është përhapja e proagandës serbe kundër Kosovës. Në këtë mënyrë, ky korpus medietik i kontrolluar nga strukutra mafiozo-politike e kanë shndërruar veten vetëm në një zgjatim të korpusit medietik serb, dhe në zgjatim të luftës speciale serbe kundër Kosovës. Në këtë pozicion, korpusi medietik i kontrolluar nga strukurat mafiozo-politike po u bënë jehonë të gjitha shpifjeve, përbaltjeve dhe konstruksioneve inekzistente në raport me Kosovën, qoftë në aspektin e vetëdijes shtetërore, qoftë në aspektin e funskionimit demokratik të shtetit dhe të institucioneve, qoftë në aspektin e delikuencës dhe të krimit në përgjithësi, qoftë edhe në aspektin e orientimit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të shqiptarëve. Korpusi medietik i kontrolluar nga strukurat mafiozo-politike në vazhdimësi i ka bërë jehonë luftës speciale serbe kundër Kosovës, oqftë drejtpërdrejt duke përcjellë gjithë atë luftë në Kosovë, por edhe duke transmetuar lajme të ndryshme nga vendi, dhe më shumë nga bota, por që kanë të bëjnë me Kosovën, nga korpusi medietik serb. E fundit në këtë është konstrukti serb si pjesë e luftës speciale serbe kundër Kosovës që ka të bëjë me qasjen e presidentit amerikan Donald Trump, sipas të cilës, ai ia paska lënë Putinit në dorë të bëjë çka të dojë me Kosovën, ndërkohë që ishte sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Matis, vetëm pak ditë më parë ishte shprehur që Kosova të ketë ushtrinë e saj. Dhe nuk është vetëm kjo, por ka edhe shumë qëndrime të qarta se administrata e Trump-it nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës. Dhe kjo kishte shkaktuar nervozë te Qeveria e Serbisë, e që kishte bërë që kryeministri Vuçiq të hiqte maskën e paqësorit dhe t’u kërcënohej përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Serbi, e në mënyrë të veçantë ambasadorit amerikan në Beograd. Qëllimi i kësaj lufte speciale, përveç rritjes së pasigurisë, konfuzionit dhe frikës, synon edhe nxitjen e ndjenjave kundëramerikane dhe përgjithësisht kundërperëndimore te shqiptarët e zhgënjyer nga gjoja braktisja amerikane dhe perëndimore.

Natyrisht se ka edhe shumë aspekte të tjera të luftës speciale që korpusi medietik i kontrolluar nga strukurat mafiozo-politike bën vetë, por edhe si pjesë e luftës speciale serbe kundër Kosovës dhe shqiptarëve, por nga këto që thashë më lartë është bërë e qartë mjaftueshëm për të gjithë përfshirja e këtij korpusi medietik në luftë speciale kundër Kosovës dhe kundër institucioneve të saj.