Kosova 16 vjet me euro

01.01.2018 12:50:43

Janë bërë 16 vjet prej se Kosova është bashkuar me vendet që nisën funksionimin e tregut të përbashkët monetar.

“Pavarësisht zvogëlimit të diskrecionit që kemi si shtet në përdorimin e politikës monetare për shkak të përdorimit të valutës të përbashkët euro, ekonomia kosovare ka përfituar përmes eliminimit të riskut që vjen nga ndryshimet e shpeshta e të papritura të kursit të këmbimit”, ka shkruar ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili edhe e ka kujtuar këtë ditë.

“Tregu kosovar ngadalë po integrohet në tregun evropian, produktiviteti i ulët po lëviz gradualisht drejt niveleve evropiane, standardet e kualitetit gjithashtu, por mbi të gjitha kultura evropiane e të bërit biznes”.

“Në të gjitha këto jemi larg, por rruga është një kahëshe dhe askush nuk e ndryshon dot”.