Kosova bëhet edhe me 10 doktorë shkence

25.05.2017 14:24:40

Në një ceremoni në organizuar nga Universitetit i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, titullin doktor shkence e kanë marrë 10 kandidatë.

Të diplomuarit janë nga fakultete të ndryshme.

Linda Gusia nga Fakulteti Filozofik, Armend Shabani nga Shkencat Matematikore-Natyrore, Vlora Ismajli-Jaha, Astrit Hamza, Lindita Dula, Elton Bahtiri, Arbnore Batalli Këpuska, Blerta Latifi-Xhemajli, Agon Mekaj dhe Shkelzen Duçi nga Fakulteti i Mjekësisë, raporton Ekonomia Online.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Hasan Prishtina, Marjan Dema ka uruar këta doktorantë duke thënë se puna dhe dija gjithmonë është e vlefshme.

Ai ka shtuar se të mësuarit dhe shkenca nuk kanë fund asnjëherë.

Dekanët e fakulteteve përkatëse kanë prezantuara punën, personalitetin dhe rezultatet e secilit kandidatë për titullin doktorë shkence.