Kosova dhe Kroacia akomodohen në Shkodër

04.10.2016 21:49:55
Sot pasdite kanë arritur dhe janë akomoduar në Shkodër, Përfaqësuesja e Kosovës dhe Përfaqësuesja e Kroacisë, ku të enjten, më 6 tetor, në orën 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” do të ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.
Të dyja përfaqësueset, nesër, do të mbajnë stërvitje dhe konferenca të ndara për media, në prag të kësaj ndeshjeje. Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon seancën e fundit stërvitore në orën 17:00, kurse në orën 18:15 do të jetë konferenca për media.

Ndërkaq, Përfaqësuesja e Kroacisë në orën 19:00 do të ketë konferencën për media, derisa seancën stërvitore do ta zhvillojë nga ora 19:30. Të dyja seancat stërvitore të përfaqësueseve do të jenë të hapura për media në 15 minutat e para.

Aktivitetet e ditës së nesërme

17:00, Stërvitja e Përfaqësueses së Kosovës

18:15, Konferenca për shtyp e Përfaqësueses së Kosovës

19:00, Konferenca për shtyp e Kombëtares së Kroacisë

19:30, Stërvitja e Kombëtares së Kroacisë

Të dyja stërvitjet janë të hapura për media për 15 minuta.