KOSOVA DHE QYTETARET E SAJ PO PLAÇKITEN NGA QEVERITË NJËRA PAS TJËTRËS

22.11.2019 20:05:36

Nga:Hysni Gashi

Ndonëse thuhet se patriotizmi ne luftë është të luftosh për vendin dhe pas lufte të zhvillosh atë.Fatkeqësisht të ne pas lufte po ndodh e kundërta e saj. Kosova me qytetaret e saj është vend me i varfër ne rajon dhe me gjere,ne anën tjetër është me pushtetarët me të pasur.Përveç se kemi qeverinë me numër me të mëdha ne rajon dhe me gjerë,prin edhe me plaçkitje dhe me abuzime të parës publike. Me ç’rast plaçkitja nga bartësit e saj nuk ka filluar vetëm ne qeverinë e tanishme që po shpërfaqen abuzimet e saj ne udhëtime,akomodime me shfalerka,dreka,darka ,telefonata,veshmbathje,pije supër të shtrejta dhe alkoholike nëpër kada të bareve evropiane e çka jo tjetër. Plaçkitja e Kosovës dhe e qytetarëve të saj tash e 20 vite plaçkitet kësisoj nga qeveritë njëra pas tjetrës .Dhe nuk është ky rast i panjohur për qytetaret dhe as patriotizëm ne anën tjetër. Prandaj Kosova dhe qytetarët e saj kanë ngel të plaçkitur tash e 20 vite nga qeveritë njëra pas tjëtrës dhe me shpresë për një qeverie që nuk e plaçkit Kosovën dhe qytetaret e saj por se e zhvillon atë.