Kosova dhe Serbia me deklarata kontradiktore rreth temave në Bruksel

29.11.2016 17:51:45

Delegacioni për dialog i Kosovës dhe i Serbisë kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë dialogun në Bruksel, por të dy delegacionet dhanë deklarata kontradiktore në lidhje me temat e diskutimit.

Delegacioni i Beogradit tha se të martën dhe të mërkurën do të diskutohet për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), ndërsa Qeveria e Kosovës i ka mohuar këtë deklaratë, shkruan B92, transmeton lajmi.net.

“Në këtë raund nuk do të flasim për AKS-në, dhe mbi këtë temë nuk është diskutuar as në raundet e mëparshme. Ju njoftojmë se deklaratat e palës tjetër (Beogradit) për këtë temë nuk janë të vërteta”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Sipas të ashtuquajtures Zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, në rendin e ditës është diskutimi i për AKS-në, gjyqësorin, telekomunikacioni dhe liria e lëvizjes, ndërsa Qeveria e Kosovës ka deklaruar se delegacionet do të flasin për gjyqësorin dhe “kodin i telefonik.”

Negociatat filluan dje, një delegacion i Kosovës është i kryesuar Ministrja për Dialog, Edita Tahir, ndërsa delegacioni i Serbisë është i kryesuar nga Marko Gjuriq.