Kosova dhe Shqipëria mbajnë Seminarin për mësimdhënësit e Diasporës

Kosova dhe Shqipëria mbajnë Seminarin për mësimdhënësit e Diasporës

31.07.2019 07:42:20

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  e Republikës  e Shqipërisë, nga sot deri më 3 gusht do të organizojnë  “Seminarin e XV Kombëtarë me Mësuesit/et e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë “Prizreni 2019 ”.

Seminari do të mbahet në në Prizren , ndërsa hapja e punimeve do të bëhet në ora 14 00.

Në këtë Seminar, pritet të marrin pjesë mësimdhënës të të gjitha viseve shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.