Kosova drejt nënshkrimit të marrëveshjeve të rëndësishme me Maqedoninë e Veriut

25.11.2020 14:42:29

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë mbledhje të përbashkët të dy qeverive në janar të vitit të ardhshëm.

Ky dakordim ka ardhur pat takimit të dy zëvendëskryeministrave Albulena Balaj-Halimaj dhe Artan Grubit.

Balaj-Halimaj në konferencë të përbashkët me Grubin tha se në mbledhjen e përbashkët do të nënshkruhen një varg marrëveshjesh në fusha të ndryshme.

“Sot në takim me Grubin kanë diskutuar shumë tema që ndërlidhin vendet tona dhe si ta thellojmë bashkëpunimin tonë. Si ide ka qenë edhe për tu mbajtur një mbledhje e dy qeverive ku përsipër kemi marrë që ta realizojmë edhe këtë mbledhje ku do të ketë marrëveshjeve të ndryshme në fusha të ndryshme”.

“Kemi diskutuar edhe marrëveshjet  e mundshme që kanë diskutuar kryeministrat siç ka qenë e pikës kufitare. Po ashtu diskutuam për rrugën Prizrenit të cilët do ta realizojmë sa më shpejt. Po ashtu kemi diskutuar për Brezovicën. Po ashtu edhe marrëveshjet në fushën e arsimit. Muajin janar ose mesi i muajit janar do të jetë i mundshëm për këtë mbledhje të përbashkët”.

Ndërsa zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, theksoi se në këtë takim diskuan rreth gatishmërisë që të dy qeveritë të mbajmë mbledhjen e përbashkët.

“Kemi shumë çështje dhe marrëveshjes për të nënshkruar. Që nga qershori janë përgatitur goxha marrëveshje por kishte zgjedhje dhe kohë pandemie. Kurse tash do të jemi të gatshëm brenda javëve në vijim të mbahet kjo mbledhje. Kemi vendosur që të nisim procedurën publiko privat për rrjetin terciar. Diskutuam edhe autostradën Shkup-Bllacë”.

“Dhe kemi filluar t’i qasemi kësaj rruge. Punimet kanë filluar me çmim 14 milion euro dhe shpresojmë të përfundojë vitin e ardhshëm. Të kalojmë pa kufi midis dy vendeve tona. Një çështje tjetër e rëndësishme është bashkëpunimi në sferën e turizmit”, tha ai,