Kosova e Shqipëria me ekspozitë bashëkohore në Budapest (Foto)

01.08.2016 21:05:45

Në Muzeun Ludvig të Budapestit është hapur një ekspozitë e cila është një përzgjedhje e pozicionimeve bashkëkohore të skenave të artit nga Kosova dhe Shqipëria, gjatë verës 2016 të kësaj tendence.

Duke u fokusuar në praktikat e artit të 10-15 viteve të fundit në këto dy zona, ekspozita shfaq zëra të freskët nga të dy shtetet. Për një kohë të gjatë, skenat e artit të Shqipërisë dhe Kosovës kanë evoluar ndarazi. Trashëgimia e tyre kulturore, sidoqoftë është e përbashkët në shumë aspekte, si për shembull në gjuhën e përbashkët që flitet nga shumica në të dy vendet, dhe po ashtu traditat që mbizotërojnë në të dy shoqëritë.Shqipëria dhe Kosova kanë marrë drejtime fundamentalisht të ndryshme përgjatë pjesës së dytë të shekullit 20.

Njëra duke qenë nën regjimin të Enver Hoxhës për dekada, kurse, tjetra si pjesë e ish-Jugosllavisë. Për shkak të kësaj, fenomenet e tilla si diktatura, lufta apo krizat sociale dhe ekonomike kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në vitet e shkuara në të dy vendet. Me prezantime kolektive të fushave të artit nga Kosova dhe Shqipëria, ekspozita eksploron relacionin e dy skenave me njëra tjetren dhe me tendencat internacionale të mijëvjeçarit të ri.Kjo periodë që ka filluar në vitin 2000, ka hapur një kapitull të ri për të dyja shtetet, i cili nënvizohet nga përzgjedhja kuratoriale. Kjo ka qenë koha kur mundësi të reja janë shfaqur për Kosovën (që atëbotë nuk ishte ende shtet) dhe për Shqipërinë për t’iu bashkuar skenës botërore të artit- edhe pse Shqipëria vetëmse kishtë tentuar disa herë të rivitalizonte artin e saj bashkëkohor në vitet 1990, në dekadën e parë pas periudhës së gjatë të diktaturës.

Përderisa të dyja shtetet – secila duke bartur mbi supe trashëgiminë e saj vizuele – filloi të evoluojë tutje në këtë kontekst duke siguruar mundesi të reja që I bënë të qasshme tendencat internacionale. Gjenerata e re e secilit shtet e pa me kuriozitet në bashkëkohezionin e shteteve fqinje, duke tentuar ta “mbushë” vakumin artistik që ishte formuar dekadave të fundit.Ekspozita nuk ka për qëllim të kompletojë: ajo nuk siguron pasqyrim retrospektivë të evolucioneve të të dy mjediseve kulturore, e aq më pak të ekzaminojë aktivitetin e artistëve në aspektin historik.

Një grup prej 25 artistësh, përzgjedhja rrëmben dinamikën e shpërfaqjes së dy skenave: ekspozita njëherësh prezanton punën që mund të konsiderohet moment historik, deklarata që lehtësojnë prezencën internacionale të njëra-tjetrës, dhe projektet që kanë lindur nga këto gjurmë apo dëshmitarë të këtyre proceseve të gjata. Nëpërmjet këtyre pozicionimeve përzegjdhja eksploron fenomenet që kanë funksionuar si forca shtytëse të secilit shtet dhe artistëve të tij. /KosovaPress/