Kosova e tëra është bërë politikë?!

16.01.2020 23:34:14

Nga Skënder MULLIQI

Kosova e tëra është bërë politikë?!Mediet ende po i përkrahin ambiciet e politikanëve, dhe misionarëve të tyre, të cilët po dominojnë ,dhe po na diktojnë në hapësirën publike, duke diktuar edhe më dialogun.Njerëzit në Kosovë , fatkeqësisht i besuan njerëzit e kalibrit të tillë, të cilët na u prezentuan edhe si shtet.Kemi mbetur i vetmi shtet në Evropë i izoluar, ku qytetarët po jetojnë duke besuar gabimisht ,në njerëzit e rënë në provim. Nuk kan njohuri së si të zhvillohet ekonomia, kultura dhe arti si bazamente të një shteti demokratik.Mëkatet që bartin mediet, më politikat e tyre redaksuese, ishte dashur të pushojnë.E kan humbur seriozitetin e paraqitjës së vërtëtës për aktualitetin shoqëroro-politikë.Janë kthyer nga të pavaruara në medie të varura . Natyrisht jo të gjitha. Nga anonimiteti përmes mediave dolën në sipërfaqe aninomus, shumë mashtrues dhe hajna të politikës dhe të biznesit, të cilët shoqërisë janë duke u shkaktuar dëme të mëdha. Në asnjë mënyrë nuk po largohemi nga zona e rrezikshme e varfërisë. Nuk po largohemi, së nuk kemi reforma të institucioneve, por kemi ngatërrim të pa shëmbulltë të tyre. Kosovën në këtë gjendje të pashpresë po e mbajnë ata të cilët nga varfëria e shumicës po përfitojnë. Superioriteti i njerëzve të caktuar dhe pasuria e tyre , janë të nivelit evropian.Kosovën e kan futur në rrugën e ankthit dhe të frikës.E ndryshimet po duken së janë largë, nese jo më tokën tonë, atëherë masovikisht do të kemi largime nga një Kosovë e tillë. Nuk ka unitet në këtë vend, dhe nuk ka as indikacione , që diçka e tillë do të ndodhë.Ne, dëshiruam shumë të bëhëni të lirë pas shpërbërjës së ish-Jugosllavisë, më shumë u shëndrruan në Republikë Banane?! Po e humbim karakterin e shtetit qytetarë dhe të demokracisë liberale. Shoqëria po kriminalizohet sipas modelit të ndonjë shteti të Afrikës?! E nuk kemi çka flasim për rrugën e integrimeve evropane..! Nuk po e mbron kush shtetin , që të tregohemi së vërtetë jemi sovrani…!