Kosova është pranuar nga 114 shtete dhe ende nuk është bërë një shtet, u tha Erdogani kurdëve

26.09.2017 23:09:09

Kosova nuk është bërë shtet me 114 njohje, nuk mundeni as ju, ishte mesazhi i presidentit turk për kurdët e Irakut që organizuan referendum për pavarësinë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim në ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2017 në lidhje me referendumin kontestues kurd në Irak tha se “Kosova është pranuar nga 114 shtete dhe ende nuk është bërë një shtet, ka probleme. Çfarë do të përfitojë Administrata rajonale kurde në veri të Irakut me një Izrael?”.

“Ju nuk keni as dijeni për politikën, as se si bëhet shteti. Por, ju kujtoni se do të bëhet ‘ja ne e kryem dhe u bë‘”, tha Erdoğan duke folur për referendumin e Administratës rajonale kurde në veri të Irakut, raporton AA.

“Tashmë do të mbeteni në mes, kur ne të nisim të zbatojmë sanksionet tona. Mbaron puna kur ne të mbyllin valvulën. Do t’u ikin të gjitha të ardhurat. Nuk do të mund të gjejnë ushqime apo produkte të tjera në momentin që maunet nuk lëvizin në veri të Irakut. Do të vijnë në një situatë të tillë. Përse?. Sepse jemi të detyruar të vendosim sanksionet. Atëherë këta do të shohin se nga dhe si do t’u ndihmojë Izraeli”, tha Erdogan.

“Në të vërtetë ky referendum nuk ka asnjë vlerë ligjore nga pikëpamja e kushtetutës aktuale të Irakut. Kjo iniciativë përveç Izraelit nuk është mbështetur nga asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare. Kjo iniciativë e ndërmarrë nga një grup i vetëm, ndërkohë që veriu i Irakut ka një strukturë shumëngjyrëshe përsa i përket besimi dhe rrënjëve nuk asgjë tjetër përveçse lajmëtar i konflikteve dhe dhimbjeve të reja. Thonë se ky referendum është miratuar me 90-92 për qind. Çfarë vlere ka kjo? Kush do ta pranojë pavarësinë? Bota nuk përbëhet vetëm nga Izraeli”, thekson Erdogan